3rdJul

Punëtori e Trajnimit për Shëndet në Shtupeq të Madh: Fokus në Shëndetin Riprodhues

Shtupeq i Madh, Rugovë – Organizata e Shoqërisë Civile YAHR ka organizuar një punëtori tre-ditore me temën “Shëndeti mbi të gjitha!” në Shtupeq të Madh, Rugovë. Ky aktivitet ofroi një mundësi të vlefshme për trajnimin e thelluar në fushën e shëndetit, me një fokus të veçantë në shëndetin riprodhues.

Dr. Egzona Bytyqi ishte trajnerja kryesore e punëtorisë, duke ofruar informacion dhe këshilla të rëndësishme për shëndetin riprodhues dhe ndikimin e tij në mirëqenien fizike, mendore dhe sociale. Gjatë trajnimitt, dr. Bytyqi theksoi rëndësinë e një shëndeti të mirë për arritjen e një mirëqenieje të plotë dhe për një qasje të integruar ndaj kujdesit shëndetësor në lidhje me sistemin riprodhues.

Pjesëmarrësit e punëtorisë, të cilët përfaqësonin një grup të gjerë nga komuniteti lokal, u ndanë në katër grupe të ndryshme. Secili grup do të organizojë sesione informuese në fshatra të ndryshme, ku do të ndajnë njohuritë e fituara dhe do të ofrojnë këshilla praktike për gratë në lidhje me shëndetin e tyre riprodhues.

Ky trajnim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të YAHR për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien në komunitetet rurale. Aktivitetet e këtilla janë të rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të siguruar informacion të vlefshëm për përmirësimin e shëndetit riprodhues, duke kontribuar në ndihmën e grave dhe të komuniteteve në përgjithësi.

Punëtoria është një hap përpara në drejtim të forcimit të kapaciteteve lokale dhe në krijimin e mundësive për zhvillimin e aktiviteteve edukative dhe informuese që do të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit në zonat rurale.