25thJun

Diskutim Publik për Planin e Veprimit Rinor Lokal në Lipjan

Më 25 qershor, në Hotel “Venus” në Lipjan, u mbajt një diskutim publik i rëndësishëm mbi draftin e Planit të Veprimit Rinor Lokal 2025/27 të Komunës së Lipjanit. Ky eveniment u organizua nga organizata YAHR në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe me përkrahjen e OSBE-së.

Në këtë aktivitet morën pjesë një grup i gjerë i aktorëve të rëndësishëm, përfshirë organizatat rinore, zyrtarë komunalë dhe kuvendarë, të cilët kontribuan me ide dhe sugjerime për përmirësimin e kushteve dhe mundësive për të rinjtë në këtë komunë.

Diskutimi kishte për qëllim shqyrtimin dhe rishikimin e draftit të planit të veprimit, i cili synon të ofrojë një kornizë strategjike për zhvillimin dhe mbështetje rinore në Lipjan për periudhën 2025/27. Ky plan përfshin iniciativa dhe projekte që do të kontribuojnë në përmirësimin e edukimit, punësimit dhe aktiviteteve kulturore dhe sportive për të rinjtë e kësaj komune.

Pjesëmarrësit shprehën falënderime për angazhimin dhe kontributin e tyre në ndihmën e krijimit të një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Lipjanit. Ky angazhim kolektiv është një hap i rëndësishëm në forcimin e përpjekjeve për të ndërtuar një komunitet më të zhvilluar dhe më të përfshirë për brezin e ri.

Organizatorët shprehen të kënaqur me rezultatet e këtij diskutimi dhe theksuan se do të vazhdojnë të punojnë për implementimin e planit dhe përfshirjen e ideve të reja që do të ndihmojnë në përmbushjen e objektivave të tij.

Në fund të ngjarjes, njëherësh u bë një thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë për të siguruar që planin të mund ta realizojmë me sukses dhe të kontribuojmë në një të ardhme më të ndritur për të rinjtë e Lipjanit.