Lipjan, 19 Janar 2024 – Sot, Organizatën YAHR zhvilloi një punëtori trajnimi të dobishme për të rinjtë lipjanas, e fokusuar në shkrimin e CV-së dhe letrës së motivimit. Ky aktivitet kishte për qëllim ngritjen e aftësive të të rinjve në këto fusha, që janë thelbësore për aplikimet për punë ose studime jashtë vendit.
Punëtoria u organizua në kuadër të Planit të Veprimit Rinor Lokal 2022/24 të Komunës së Lipjanit dhe ofroi një mundësi të shkëlqyer për të rinjtë që të zhvillojnë aftësi praktike dhe të përmirësojnë aplikimet e tyre profesionale dhe akademike.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit mësuan teknikat e efektshme për të hartuar një CV tërheqëse dhe një letër motivimi që i përmbush kërkesat e aplikimeve moderne. Trajnimi përfshiu këshilla praktike dhe shembuj të realitetit, duke u ndihmuar të rinjve të krijojnë dokumente që reflektojnë më së miri kualifikimet dhe ambiciet e tyre.
Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit profesional të të rinjve dhe në rritjen e mundësive të tyre për sukses në tregun e punës dhe në arsim. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe Komunën e Lipjanit për mbështetje në realizimin e këtij plani të rëndësishëm për të rinjtë.
Nxisim të rinjtë e Lipjanit të vazhdojnë të shfrytëzojnë mundësitë e tilla për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të ndjekur mundësi të reja në karrierë dhe edukim.