8thDec

Debat Diskutimi mbi Sfidat e Adoleshencës në Lipjan

Lipjan, 8 Dhjetor 2023 – Në kuadër të Planit të Veprimit Lokal për Rini 2022/24 të Komunës së Lipjanit, YAHR, në bashkëpunim me psikologen z. Feride Thaçi, organizoi një debat të frytshëm me 42 adoleshentë dhe të rinj lipjanë, të fokusuar në temën “Adoleshenca dhe sfidat që kalojnë adoleshentët në këtë fazë”.

Debati u zhvillua në një format interaktiv dhe përfshiu diskutime të thelluara mbi disa tema kyçe:

  • Rëndësia e kontaktit dhe bisedës prindër-fëmijë gjatë adoleshencës: Si ky dialog është i domosdoshëm për mbështetje dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
  • Sfidat që kalojnë adoleshentët në këtë fazë të jetës: Identifikimi dhe adresimi i sfidave të zakonshme që përballojnë gjatë periudhës së adoleshencës.
  • Rëndësia e psikologut: Si të rinjtë mund të përfitojnë nga ndihma psikologjike për të tejkaluar sfidat dhe problemet e tyre.
  • Problemet e shkaktuara nga përdorimi i substancave narkotike: Ndikimi dhe pasojat që këto substanca mund të kenë në shëndetin dhe mirëqenien e adoleshentëve.

Në përfundim të takimit, të rinjtë dhe z. Feride Thaçi shprehën falënderime të thella për organizimin e këtij diskutimi. Ata theksuan rëndësinë e këtij aktiviteti, duke e konsideruar si një mundësi për të thyer heshtjen dhe për të tejkaluar barrierat dhe kufijtë që ndodhen në rrugën e tyre. Siç u shprehën ata, “Është njëra ndër gjërat më të rëndësishme që ne mund ta bëjmë, që nga e sotmja sepse vetëm kështu mund ta thyejmë heshtjen dhe bashkë të tejkalojmë barierat dhe kufinjtë. Kështu vetëm të bashkuar dhe të buzëqeshur, mundemi gjithmonë për të ndihmuar njëri-tjetrin në rrugëtimin tonë.”

YAHR shpreh mirënjohje të thellë ndaj z. Feride Thaçi për kontributin e saj të çmuar dhe për vullnetin e saj që të jetë pjesë e këtij diskutimi me të rinjtë lipjanë. Aktivitetet si këto janë të rëndësishme për ndihmën dhe mbështetje e adoleshentëve në sfidat e tyre të përditshme.