Shëngjin, Shqipëri, 1 – 3 Dhjetor 2023 – Në periudhën 1 – 3 Dhjetor 2023, YAHR organizoi një punëtori tre ditore në Rafaelo Resort në Shëngjin të Shqipërisë, në kuadër të projektit “EJA ME NE!” për vullnetarët e Komunës së Lipjanit. Aktiviteti ishte i fokusuara në temën “Promovimi i punës vullnetare tek të rinjtë lipjanas”.
Gjatë këtyre tre ditëve, të rinjtë lipjanë patën mundësinë të thellohen në konceptet e vullnetarizmit dhe aktivizmit shoqëror. Ata u informuan mbi përfitimet e punës vullnetare, duke përfshirë ndikimin e saj pozitiv në zhvillimin e karrierës dhe përmirësimin e mirëqenies mendore dhe fizike. Aktivitetet përfshinë sesione të ndryshme trajnimi, diskutime dhe ushtrime praktike që ndihmuan në rritjen e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve.
Një falënderim i veçantë i shkon Drejtorit të Departamentit për Rini pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Xhevat Bajrami, për kontributin dhe prezencën e tij në këtë punëtori. Kontributi i tij ishte i çmuar për suksesin e aktivitetit dhe për ndihmën në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e vullnetarizmit.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Eja me ne!” të mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, dhe kishte për qëllim të forconte angazhimin e të rinjve në veprimtari vullnetarizmi dhe të promovonte vlerat e aktivizmit shoqëror.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin e tyre dhe për mbështetje në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm. Shpresojmë që ky trajnim të kontribuojë në rritjen e përkushtimit të të rinjve në vullnetarizëm dhe të ndihmojë në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.