Antigona Hyseni

Chairwoman of the Board

Biography

Antigona ka një përvojë të pasur dhe një angazhim të jashtëzakonshëm në fushën e vullnetarizmit. Gjatë këtyre pesë viteve, ajo ka udhëhequr dhe inspiruar shumë të rinj në projekte të ndryshme komunitare, duke sjellë ndryshime pozitive dhe ndikuar në përmirësimin e jetës së tyre.
Si lider e grupit “Together”, Antigona punon për të promovuar socializimin dhe ngritjen e vullnetarizmit ndër të rinjtë. Grupi “Together” është një platformë ku të rinjtë mund të lidhen, të shkëmbejnë ide dhe të ndërmarrin nisma që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit tonë.
Nën udhëheqjen e saj, “Together” ka realizuar një sërë aktivitetesh të suksesshme, duke përfshirë:
Organizimin e punëtorive dhe seminareve për zhvillimin e aftësive personale dhe profesionale.
Ndihmë për komunitetet e margjinalizuara përmes projekteve vullnetare.
Aktivitetet sociale që promovojnë lidhjen dhe bashkëpunimin mes të rinjve.
Ne jemi krenarë që kemi një lidere si Antigona në radhët tona dhe presim me padurim të shohim kontributet e saj të ardhshme. Na ndiqni për më shumë aktivitete dhe projekte të ardhshme me Antigonën dhe grupin “Together”. Së bashku mund të bëjmë një ndryshim të madh!
Përvoja në vullnetarizëm: 6 years

01. Aktivitetet

$ Aktivitetet e realizuara

02. Vullnetarizmi

Puna vullnetare

03. Projektet

Projektet e realizuara