3rdApr

Trajnimi për Mbrojtjen nga Keqpërdorimet e Teknologjisë Informative në Lipjan

Lipjan, 3 Prill 2023 – Organizata YAHR organizoi një trajnim në fushën e Teknologjisë së Informacionit me temën “Mbrojtja nga Mundësit e Keqpërdoruesve të Teknologjisë Informative”. Ky aktivitet ofroi një mundësi të vlefshme për të rinjtë për të mësuar më shumë rreth sulmeve kibernetike, mënyrave për t’u mbrojtur dhe si të mos bien viktimë e mashtrimeve të ndryshme.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi rreziqet që paraqesin keqpërdoruesit e teknologjisë dhe të mësojnë strategji efektive për të siguruar informacionin e tyre personal.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Planit të Veprimit Rinor Lokal 2022/24, duke nënvizuar rëndësinë e edukimit në fushën e teknologjisë për të rinjtë. Iniciativa ka për qëllim të fuqizojë rininë dhe të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar dhe të mbrojtur nga rreziqet e teknologjisë moderne.