23rdMar

Nënkryetari Bytyqi Takon Të Rinjët e Organizates YAHR

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, z. Diamant Bytyqi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës Youth Association for Human Rights – YAHR, udhëhequr nga drejtori z. Bekim Krasniqi. Gjatë këtij takimi, ata diskutuan mbi rëndësinë e aktivizimit rinor dhe mundësitë për të përmirësuar angazhimin e të rinjve në Lipjan.

Nënkryetari Bytyqi theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis pushtetit lokal dhe rinisë. Ai inkurajoi të rinjtë që të jenë aktivë dhe të realizojnë projekte të ndryshme që do të avancojnë agjendën e rinisë. “Rinia është një vlerë e jashtëzakonshme, jo vetëm për Lipjanin, por për të gjithë vendin. Ne si Komunë do të vazhdojmë të përkrahim çdo projekt dhe aktivitet tuajin, sepse e dimë se nga ju do të burojnë shumë ide dhe inovacione për interesin e qytetarëve,” deklaroi Bytyqi.

Takimi u pasua nga pyetje nga pjesëmarrësit, të cilët ngritën çështje konkrete me të cilat përballen të rinjtë në përditshmërinë e tyre. Kjo ndihmon në krijimin e një dialogu konstruktiv dhe në adresimin e sfidave që ata hasin. Takimi shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin midis pushtetit lokal dhe rinisë, duke promovuar një angazhim të fortë për zhvillimin e komunitetit.

 

.