18thMar

Dita e Dytë e Punëtorisë për Promovimin e Punës Vullnetare në Durrës

Durrës, 18 Mars 2023 – Dita e dytë e punëtorisë me temën “Promovimi i Punës Vullnetare tek Të Rinjtë Lipjanas” po vazhdon me sukses. Gjatë kësaj dite, të rinjtë u njohën me konceptin e vullnetarizmit dhe aktivizmit shoqëror, si dhe me përfitimet e shumta që sjell puna vullnetarë.

Temat e trajtuara përfshinin:

  • Vullnetarizmi ju lidh me të tjerët: Të rinjtë mësuan se si angazhimi në aktivitete vullnetarizmi ndihmon në krijimin e lidhjeve të forta dhe miqësive të reja.
  • Vullnetarizmi është i mirë për mendjen dhe trupin tuaj: Diskutimi u fokusua në mënyrën se si aktivitetet vullnetarizmi kontribuojnë në mirëqenien mentale dhe fizike.
  • Vullnetarizmi mund të ndihmojë në zhvillimin e karrierës tuaj: Të rinjtë u informuan për mënyrat se si eksperiencat vullnetarizmi mund të pasurojnë CV-në e tyre dhe të krijojnë mundësi për karrierë të ardhshme.

Kjo punëtori është pjesë e aktiviteteve të Planit të Veprimit Rinor Lokal 2022/24, duke synuar të inkurajojë angazhimin e rinisë dhe të promovojë rëndësinë e vullnetarizmit në shoqëri. Aktivitetet e tilla janë një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve në Durrës.