Lipjan, 9 Mars 2023 – Sot, organizata YAHR vazhdoi me grupin e dytë të punëtorisë trajnues për të rinjtë lipjanas, me fokus në shkrimin e CV-së dhe letrës së motivimit. Ky aktivitet synon të ngrisë aftësitë e pjesëmarrësve në përgatitjen e dokumenteve të rëndësishme për aplikimet për punë ose studime jashtë vendit.
Të rinjtë patën mundësinë të mësojnë se si të strukturojnë informacionin e tyre në mënyrë efektive dhe të krijojnë një imazh të mirë përmes dokumenteve që do t’i dërgojnë punëdhënësve apo institucioneve arsimore. Trajnimi përfshiu këshilla praktike dhe shembuj konkretë që ndihmojnë në rritjen e mundësive për t’u pranuar në pozitat e dëshiruara.
Kjo iniciativë është pjesë e angazhimit të YAHR për të mbështetur zhvillimin profesional të rinisë dhe për t’i përgatitur ata për sfidat e ardhshme në tregun e punës dhe arsimimin e lartë.