Durrës, Shqipëri – Sot ka nisur punëtoria tre ditore me temën “Të drejtat dhe përgjegjësitë e të rinjve”, e cila po mbahet në ambientet e Bonita Hotel – Hotel & SPA, në Durrës.
Në ditën e parë të aktivitetit u zhvillua sesioni “Hyrje në të drejtat e të rinjve”, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më thellë me konceptet bazë të të drejtave të njeriut dhe rëndësinë e tyre në jetën e përditshme. Gjatë këtij sesioni u trajtuan temat:
• Çfarë janë të drejtat e njeriut?
• Korniza ligjore në Kosovë
Punëtoria synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe kapacitetet e të rinjve për të kuptuar dhe ushtruar të drejtat e tyre, si dhe për të marrë përgjegjësi aktive në shoqëri.
Ky aktivitet po realizohet në kuadër të Strategjisë për Rini 2025–2032 dhe Planit të Veprimit Rinor 2025–2027 të Komunës së Lipjanit, të cilat po zbatohen nga Youth Association for Human Rights (YAHR).

