Në një kohë kur jeta po zhvillohet gjithnjë e më shumë online, siguria digjitale është bërë një domosdoshmëri për secilin prej nesh. Me qëllim të rritjes së vetëdijes dhe njohurive mbi mbrojtjen në hapësirën digjitale, Youth Association for Human Rights (YAHR) organizoi trajnim mbi Cybersecurity, duke sjellë në fokus një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë.
Gjatë trajnimit, të rinjtë pjesëmarrës diskutuan mbi rreziqet online, duke përfshirë vjedhjen e të dhënave personale, manipulimet dhe sulmet kibernetike. Përmes diskutimeve interaktive dhe trajtimit të rasteve reale, pjesëmarrësit u pajisën me njohuri konkrete dhe aftësi praktike për t’u mbrojtur në botën digjitale.
Atmosfera bashkëpunuese dhe angazhimi aktiv i pjesëmarrësve e shndërruan këtë trajnim në një përvojë të vlefshme, e cila shkoi përtej aspektit teorik. Aktiviteti synoi të fuqizojë të rinjtë me njohuri dhe vetëdije, duke kontribuar në ndërtimin e një brezi më të përgatitur dhe më të sigurt në hapësirën digjitale.
YAHR falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në krijimin e një hapësire të rëndësishme për mësim dhe zhvillim.
Ky projekt realizohet me përkrahjen e Kosova Education Center – KEC dhe financohet nga Bashkimi Evropian.
