4thMay

U mbajt punëtoria për ngritjen e kapaciteteve në kuadër të projektit “Tech Café”

Më 4 maj 2024, u mbajt me sukses punëtoria për ngritjen e kapaciteteve në kuadër të projektit “Tech Café”, ku pjesëmarrëset “Digital Sisters” u trajnuan në zhvillimin e shkathtësive të të folurit në publik.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrëset patën mundësinë të përvetësojnë njohuri teorike dhe njëkohësisht të angazhohen aktivisht në ushtrime praktike, duke përfituar drejtpërdrejt nga përvoja shumëvjeçare e trajnereve në këtë fushë.

Interesimi dhe përkushtimi i pjesëmarrëseve për zhvillim personal dhe profesional dëshmoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në rritjen e vetëbesimit dhe avancimin e aftësive të tyre për të ardhmen.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të iniciativës “Digital Inclusion Initiative – DII”, e cila financohet nga Bashkimi Evropian dhe synon të forcojë rolin e organizatave të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor në promovimin e demokracive pjesëmarrëse dhe procesin e përafrimit me BE-në, përmes rritjes së kapaciteteve për zhvillimin e politikave dhe avokimin për përfshirjen digjitale.

Ky projekt realizohet me përkrahjen e Kosova Education Center – KEC.