Në kuadër të Strategjisë për Zhvillim dhe Fuqizim të Rinisë në Komuna e Lipjanit 2025–2030 dhe “Planit të Veprimit Rinor Lokal 2025–2027”, u zhvillua një bisedë informuese lidhur me organizimin e “Garës Komunale për Ide Kreative Shkollore”.
Gjatë takimit, u prit drejtori i YAHR, z. Bekim Krasniqi, me të cilin u diskutua rreth rëndësisë së përfshirjes së të rinjve në iniciativa kreative dhe mundësive që kjo garë ofron për zhvillimin e ideve inovative nga nxënësit e shkollave.
Aktiviteti synon të nxisë kreativitetin, bashkëpunimin dhe angazhimin aktiv të të rinjve në komunitet, duke krijuar hapësira për promovimin e ideve dhe talenteve të tyre.

