Herolinda Krasniqi
Anëtare e Grupit "Digital Sisters"Biography
Herolinda Krasniqi është nxënëse e klasës së 11-të në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan dhe pjesë e grupit “Digital Sisters” pranë Youth Association for Human Rights (YAHR).
Përmes pjesëmarrjes në këtë iniciativë, Herolinda angazhohet në trajnime dhe aktivitete që fokusohen në zhvillimin e aftësive digjitale, përdorimin e sigurt të internetit dhe kreativitetin përmes teknologjisë. Këto aktivitete i ofrojnë asaj mundësi për të mësuar, për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të bashkëpunuar me bashkëmoshataret e saj.
Si pjesë e Digital Sisters, Herolinda synon të inkurajojë vajzat e reja që të jenë më aktive në përdorimin dhe eksplorimin e teknologjisë. Përmes angazhimit të saj si vullnetare e YAHR-së, ajo kontribuon në promovimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës, kreativ dhe të sigurt për të rinjtë.
