Më 5 prill 2024, projekti ynë i njohur “Llafe n’shilte” organizoi një aktivitet shumë tërheqës dhe informues që u përqendrua në dy çështje të rëndësishme për të rinjtë: ankthi dhe depresioni dhe ndikimi i tyre në jetën shkollore.
Në një atmosferë konstruktive dhe interaktive, të rinjtë patën mundësinë të shprehnin mendimet e tyre dhe të ndanin pikëpamjet e tyre rreth këtyre temave të ndjeshme dhe komplekse. Aktiviteti përfshiu një format të strukturuar debati, ku pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe dhe u përballën me sfida dhe argumente të ndryshme, duke stimuluar një diskutim të thellë dhe reflektues.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe një aktivitet shtesë i quajtur “Atomet dhe Molekulat”, i cili solli një dimension të ri në diskutim, duke ngjallur kuriozitet dhe duke nxitur më shumë angazhim dhe analizë nga ana e të rinjve.
Është vërtetë frymëzuese të shohësh angazhimin dhe dëshirën e të rinjve për të kuptuar dhe për të ndikuar në çështjet shoqërore dhe shëndetësore. Një falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në këtë ditë të mrekullueshme të diskutimeve dhe refleksionit.
Ne jemi të entuziazmuar për aktivitetet e ardhshme dhe ftojmë të gjithë të angazhohen në diskutime dhe aktivitete që do të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie më të informuar dhe më të mbështetur.