4thFeb

Pjesëmarrja e YAHR në Regional Workshop on Data Collection

(1–4 shkurt 2026

Nga data 1–4 shkurt 2026, YAHR mori pjesë në Regional Workshop on Data Collection, të organizuar në kuadër të Digital Inclusion Initiative. Kjo punëtori shërbeu si një hapësirë e rëndësishme mësimi dhe shkëmbimi përvojash me organizata partnere dhe grassroots nga i gjithë rajoni.

Gjatë këtyre ditëve, u fokusuam në forcimin e kapaciteteve tona në metodologji kërkimi, dizajnimin e proceseve të mbledhjes së të dhënave dhe përdorimin e tyre për evaluim kuptimplotë dhe vendimmarrje të bazuar në prova. Përmes sesioneve praktike dhe diskutimeve mes kolegësh, ndërtuam njohuri që do të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e ndikimit të punës sonë.

Në kuadër të punëtorisë, YAHR prezantoi edhe idenë e projektit “Tech Café”, i cili pritet të fillojë në mars 2026, duke synuar fuqizimin e të rinjve nga Lipjani, me fokus të veçantë vajzat.

Kjo punëtori shënon vetëm fillimin e një procesi më të gjatë, i cili do të vazhdojë me mentorime dhe mbështetje praktike në terren për mbledhjen e të dhënave bazë dhe vlerësimin e ndikimit të aktiviteteve për përfshirje digjitale.
Ne mbetemi të përkushtuar që njohuritë e fituara t’i shndërrojmë në veprime konkrete për komunitetin tonë.

*The DII project, funded by the European Union, is implemented across Kosovo, North Macedonia, Albania, Bosnia and Herzegovina and Serbia, and aims to enhance the role of civil society organisations (CSOs) in advocating for digital inclusion and participatory democracy.