19thJul

Youth Association for Human Rights (YAHR) ka publikuar raportin “Vlerësimi i Nevojave Digjitale në Komunën e Lipjanit”, i cili paraqet gjetjet kryesore mbi nivelin e përfshirjes digjitale, aftësitë, sfidat dhe nevojat e qytetarëve të komunës.

Raporti bazohet në një hulumtim të realizuar me qytetarë të Komunës së Lipjanit dhe ofron rekomandime konkrete për avancimin e aftësive digjitale, përmirësimin e qasjes në shërbimet publike digjitale, rritjen e sigurisë në internet dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, shoqërisë civile dhe komunitetit.

📄 Raportin e plotë mund ta lexoni këtu:
🔗 https://yahr-ks.org/wp-content/uploads/2026/07/Digital-Needs-Assessment-in-the-Municipality-of-Lipjan.pdf ( anglisht) dhe

https://yahr-ks.org/wp-content/uploads/2026/07/Vleresimi-i-Nevojave-Digjitale-ne-Komunen-e-Lipjanit.pdf

Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit “Tech Café”, i mbështetur nga iniciativa rajonale Digital Inclusion Initiative (DII), e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e implementuar përmes Kosovo Education Center (KEC).