9 Maj 2024 – Me kënaqësi, YAHR ka publikuar infografikën e re që përmban informacion të detajuar mbi buxhetin e Komunës së Lipjanit për vitin 2024. Kjo infografikë është një burim i rëndësishëm për qytetarët që duan të kuptojnë më mirë mënyrën se si mbushet buxheti i komunës, ndarjen e fondeve për sektorë të ndryshëm, si dhe investimet kapitale planifikuara.
Infografika ofron një pasqyrë të qartë mbi:
- Burimet e Financimit: Si krijohet buxheti i komunës dhe cilat janë burimet kryesore të financimit.
- Investimet Kapitale: Detaje rreth projekteve të rëndësishme që do të realizohen gjatë vitit.
- Ndarja e Buxhetit për Sektorë të Ndryshëm: Informacione mbi si ndahen fondet për arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.
Përmes këtij informacioni të qartë dhe të hollësishëm, qytetarët do të kenë mundësinë të vlerësojnë performancën e autoriteteve lokale dhe të monitorojnë përmbushjen e zotimeve zgjedhore.
Ky projekt është realizuar si pjesë e iniciativës “Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS)”, i cili është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Zvicra dhe Suedia, dhe implementohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation-Kosovo.
Për të parë infografikën dhe për të mësuar më shumë rreth buxhetit të Komunës së Lipjanit, qytetarët janë të inkurajuar të vizitojnë faqen zyrtare të YAHR.