3rdJul

Punëtoria për Ngritjen e Kapaciteteve në Shtupeq të Madh

1-3 Korrik 2023 – Organizata e shoqërisë civile YAHR ka organizuar punëtorinë e parë tre ditor në Shtupeq të Madh, e cila përfshiu Kryetarët e fshatrave dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve të këtyre këshillave përmes njohjes me infrastrukturën ligjore dhe mekanizmat e ndryshëm të vendimmarrjes.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë mbi procedurat ligjore dhe mënyrat se si mund të angazhohen në proceset vendimmarrëse. Këto njohuri janë të rëndësishme për të kontribuar drejtpërdrejt në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve në Komunën e Lipjanit.

Ky projekt mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) “EJA Kosovë”, i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Përmes këtij trajnimi, YAHR synon të fuqizojë zërin e qytetarëve dhe të forcojë lidhjet mes institucioneve dhe komunitetit, duke kontribuar në një qeverisje më të hapur dhe më të përgjegjshme.

Processed with Focos