16thFeb

Shfaqje Filmi në Lipjan për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Lipjan, 16 shkurt 2024 – Në kuadër të festimeve për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me Organizatën YAHR organizoi një shfaqje të veçantë filmi. Në këtë rast, filmi i zgjedhur ishte “Çlirimi” i regjisorit Burim Haliti.

Ky film, që trajton ngjarjet e luftës në Kosovë, ofron një pamje të thellë dhe emocionuese të periudhës së vitit 1999. Historia ndjek përvojën e një arsimtari dhe një nxënësi që mbesin të ngujuar në një shkollë fillore gjatë luftës, duke sjellë në pah sfidat dhe ndjenjat e kohës.

Shfaqja e këtij filmi solli emocione të forta për më shumë se 30 të rinj që morën pjesë në ngjarje. Ky aktivitet ofroi një mundësi të vlefshme për të reflektuar mbi ngjarjet historike dhe ndikimin e tyre në jetën e sotme.

Një falënderim i veçantë i shkon regjisorit Burim Haliti për mundësinë e ofruar për të shikuar këtë film të paharrueshëm dhe për ndihmesën në ruajtjen e kujtimit të rëndësishëm të historisë sonë. Faleminderit gjithashtu për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan në këtë ngjarje të rëndësishme për nder të 16-vjetorit të pavarësisë.