Smallushë, 18 Gusht 2023 – Në bashkëpunim me dr. Egzona Sh. Bytyqi, Organizata e Shoqërisë Civile YAHR organizoi sot një takim edukativ me gratë e fshatit Smallushë. Ky aktivitet kishte si qëllim edukimin dhe vetëdijesimin e grave mbi shëndetin e tyre, me fokus të veçantë në shëndetin riprodhues dhe shëndetin e nënave.
Tema kryesore e takimit ishte “Shëndeti Riprodhues dhe Shëndeti i Nënave,” ku dr. Bytyqi ofroi informacion të vlefshëm dhe këshilla praktike për menaxhimin e shëndetit gjatë periudhave të rëndësishme si shtatzënia dhe pas lindjes. Ky edukim shëndetësor është i rëndësishëm për të ndihmuar individët dhe komunitetet të përmirësojnë shëndetin e tyre, duke rritur njohuritë dhe duke ndikuar në ndryshimin e qëndrimeve në lidhje me kujdesin shëndetësor.
“Edukim për shëndetin riprodhues dhe shëndetin e nënave është thelbësor për sigurimin e një përvoje të shëndetshme dhe të plotësueshme gjatë periudhave kritike të jetës,” tha dr. Bytyqi gjatë takimit. Aktivitetet e tilla ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shëndetit në komunitete, duke ofruar mbështetje dhe informacion të nevojshëm për gratë që ndodhen në periudha të ndjeshme të jetës së tyre.
Pjesëmarrësit e takimit u angazhuan në diskutime të hapura dhe bashkëbisedime, duke u përpjekur për të përmirësuar kuptimin dhe qasjen ndaj shëndetit riprodhues.
YAHR ka në plan të vazhdojë këtë cikël takimesh dhe edukative në fshatrat e tjera të Komunës së Lipjanit në muajt në vazhdim. Ky përpjekje është një hap i rëndësishëm në drejtim të rritjes së vetëdijes dhe përmirësimit të shëndetit në zonat rurale, duke kontribuar në arritjen e një shoqërie më të informuar dhe të shëndetshme.