14thNov

Takim i suksesshëm për të drejtat e punëtorëve migrantë në Komunën e Lipjanit

14 Nëntor 2025: Sot përmbyllëm me sukses një takim tejet të rëndësishëm, dedikuar përmirësimit të kushteve të punës dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve migrantë në Komunën e Lipjanit.

Në një atmosferë bashkëpunuese dhe profesionale, përfaqësues të institucioneve lokale – përfshirë Komunën e Lipjanit dhe Policinë e Kosovës – si dhe organizata të shoqërisë civile, u bashkuan për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me punën e migrantëve në komunën tonë. Gjatë takimit u prezantuan gjetjet kryesore të raportit analitik mbi kushtet e punës së punëtorëve migrantë, duke vënë në pah situatën aktuale, sfidat dhe nevojat urgjente për ndërhyrje.

Diskutimet ishin të hapura, konstruktive dhe theksuan rëndësinë jetike të një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërinstitucional. U veçua nevoja për masa konkrete që garantojnë standarde të denja pune, qasje në të drejta themelore dhe një ambient më të sigurt për punëtorët migrantë në Lipjan.

Projekti “Work with Dignity for Migrant Workers in Lipjan”, i zbatuar nga Youth Association for Human Rights (YAHR), realizohet në kuadër të projektit të European Centre for Minority Issues in Kosovo “Forcimi i Qeverisjes së Migracionit dhe Kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Kosovë”, i mbështetur nga GIZ Kosovo në programin “Formësimi i Migracionit të Orientuar drejt Zhvillimit” (MEG).

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të avancuar politika dhe praktika që sjellin ndryshime reale për punëtorët migrantë në komunitetin tonë. YAHR mbetet e përkushtuar të vazhdojë këtë punë me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

 

Shkarko raportin: https://yahr-ks.org/wp-content/uploads/2025/11/Raport-mbi-kushtet-e-punes-se-punetoreve-migrante-ne-Komunen-e-Lipjanit-2025.pdf