Sot, përfaqësues të organizatës Youth Association for Human Rights – YAHR, të udhëhequr nga Bekim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv, zhvilluan një takim pune me Kryetarin e Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti.
Në këtë takim e njoftuam lidhur me vazhdimin e programit tonë për demokratizim dhe aktivizëm qytetar për katër vitet e ardhshme.
Programi synon forcimin e transparencës dhe llogaridhënies përmes monitorimit të institucioneve lokale në komunën tonë.
Gjithashtu, prezantuam edhe dy programe shtesë:
Programin për të rinjtë, që do të fuqizojë pjesëmarrjen aktive të rinisë lipjanase.
⚖️ Programin për barazi gjinore, me fokus në përmirësimin e pozitës së vajzave dhe grave në shoqëri.
Kryetari z. Ahmeti shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm.
YAHR mbetet e përkushtuar për të sjellë ndryshim pozitiv dhe për të fuqizuar qytetarët në proceset demokratike në komunën tonë.