18thDec

“Ti zbulojmë talentet e rinj” – Aktivitet i Suksesshëm me Nxënësit e SHFMU “Ismail Luma”

Lipjan, 18 Dhjetor 2023 – Sot, Programi për Rini i YAHR organizoi një aktivitet të veçantë me nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Ismail Luma” në Lipjan, të cilin e quajti “Ti zbulojmë talentet e rinj”. Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë dhe të promovojë talentet e rinj në fushën e poezisë për fëmijë.

Pjesëmarrësit u angazhuan në një garë të gëzueshme dhe kreative, ku prezantuan krijimet e tyre poetike. Aktiviteti tërhoqi një pjesëmarrje të madhe nga nxënësit e kësaj shkolle, që treguan një nivel të lartë të kreativitetit dhe përkushtimit në poezitë e tyre.

Pas një shqyrtimi të kujdesshëm nga juria, u shpallën fituesit e garës:

  • Vendi i parë (1): Shqipe Beqaj me poezinë “Dita Shqiptarisë”
  • Vendi i dytë (2): Eris Maholli me poezinë “28 Nëntori”
  • Vendi i tretë (3): Laura Shurdhiqi me poezinë “28 Nëntori”

Ky aktivitet u realizua në kuadër të Planit të Veprimit Lokal Rinor 2022/24 të mbështetur nga Komuna e Lipjanit, i cili synon të inkurajojë dhe të zhvillojë aftësitë krijuese të rinisë në këtë rajon.

Faleminderit të gjithë nxënësve për pjesëmarrjen e tyre dhe për jurinë për përzgjedhjen e fituesve. Ky aktivitet ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të nxjerrë në pah talentet e rinj dhe për të promovuar letërsinë dhe artin në mesin e të rinjve të Lipjanit.