Lipjan, 26 Janar 2024 – Sot, në Shkollën e Mesme të Ulët “Ismajl Luma”, u zhvillua një ditë e veçantë trajnimi dhe aktiviteti në kuadër të projektit “Eja me ne!”, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ky aktivitet kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe të edukonte nxënësit mbi menaxhimin e rrjeteve sociale dhe rëndësinë e mbrojtjes nga keqpërdorimet e mundshme. Një shqetësim i dukshëm është rreziku i keqpërdorimit të rrjeteve sociale, i cili mund të prekë nxënësit dhe të krijojë situata të rrezikshme për ta.
Gjatë trajnimit, nxënësit patën mundësinë të mësojnë mbi ndikimin e postimeve dhe fotografive të paligjshme dhe rrezikun e bisedave me persona të panjohur në rrjetet sociale. Diskutimet ishin të thella dhe të angazhuara, duke i ofruar nxënësve një mundësi për të shprehur pyetje dhe shqetësime të tyre. Angazhimi dhe interesimi i tyre ishin të jashtëzakonshëm, dhe diskutimi rezultoi të ishte shumë frytshëm dhe inspirues.
Ky aktivitet na ndihmoi të kuptojmë rëndësinë e edukimit të nxënësve për përdorimin e sigurt të rrjeteve sociale dhe për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të përgjegjshëm për ta.
Faleminderit Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport për mbështetje në realizimin e projektit “Eja me ne!”. Kjo mbështetje është thelbësore për të vazhduar punën në këto tema të rëndësishme dhe për të ndihmuar nxënësit të zhvillohen në një ambient të sigurt dhe inovativ.
Gjithashtu, një falënderim i veçantë për nxënësit dhe stafin e Shkollës së Mesme të Ulët “Ismail Luma” për pjesëmarrjen e tyre aktive në këtë aktivitet. Ju inkurajojmë të gjithë që të qëndroni të vetëdijshëm për rrezikun e keqpërdorimeve në rrjetet sociale dhe të nxisni përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të tyre.