12thDec

Trajnime në Fushën e Teknologjisë Informative për Të Rinjtë në Lipjan

Lipjan, 12 Dhjetor 2022 – Organizata YAHR ka filluar ciklin e dytë të trajnimeve në fushën e Teknologjisë Informative (IT) për të rinjtë e moshave 16-24 vjeçare të Komunës së Lipjanit. Këto trajtime do të zhvillohen gjatë javës së parë dhe synojnë të ofrojnë njohuri dhe aftësi të nevojshme për të përballuar sfidat e tregut të punës.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “IT Impact”, i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, dhe ka për qëllim të rrisë kompetencat teknologjike të rinisë, duke i përgatitur ata për mundësi të ndryshme karrierë në një fushë në rritje.

Trajnimet do të ofrojnë një gamë të gjerë njohurish, duke përfshirë konceptet themelore të IT-së, programimin, menaxhimin e të dhënave dhe sigurinë kibernetike, duke e bërë kështu këtë program një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin profesional të të rinjve. Kjo iniciativë ka si qëllim të kontribuojë në krijimin e një force pune të kualifikuar dhe të angazhuar në fushën e teknologjisë.