19thJun

Tryezë Diskutimi mbi Përfshirjen e Çështjeve Gjinore në Aktet Normative Lokale në Lipjan

Lipjan, 19 Qershor 2023 – Në kuadër të përpjekjeve për të avancuar barazinë gjinore, Organizata e Shoqërisë Civile YAHR ka organizuar një tryezë diskutimi me temën “Përfshirja e Çështjes Gjinore në Të Gjitha Aktet Normative në Nivel Lokal”. Ky aktivitet u mbajt me qëllim për të adresuar rëndësinë e integrimit të perspektivave gjinore në procesin e krijimit të politikave dhe aktëve normative në Komunën e Lipjanit.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin Kuvendarët e Komunës së Lipjanit dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët diskutuan për përfshirjen e Ligjit për Barazi Gjinore në të gjitha aktet normative që do të aprovohen nga Kuvendi Komunal. Diskutimet përqendruan në mënyrën se si mund të integrohen aspektet gjinore në procesin e hartimit të ligjeve dhe rregulloreve, për të siguruar që çdo akt normativ të kontribuojë në arritjen e barazisë gjinore dhe të përmirësojë kushtet për të gjithë qytetarët.