28thNov

Punëtori Treditore për Barazi Gjinore në Shëngjin: Fokus në Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor

Shëngjin, Shqipëri, 28 – 30 Tetor 2023 – Në kuadër të programit të saj për barazi gjinore, YAHR po zhvillon një punëtori treditore në Shëngjin, e cila synon të ofrojë trajnim të thelluar për pjesëmarrësit nga institucionet dhe shoqëria civile në lidhje me hartimin e buxhetit komunal dhe buxhetimin përgjegjës gjinor. Ky trajnim përfshin aspekte kyçe për të siguruar që politikat dhe buxhetet lokale të reflektojnë nevojat e të gjitha grupeve gjinore dhe të kontribuojnë në arritjen e barazisë gjinore.

Gjatë ditës së parë të punëtorisë, pjesëmarrësit u njohën me disa koncepte thelbësore që janë të rëndësishme për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor. Trajnimi përfshiu një rishikim të thellë të:

  1. Konceptet Gjinore – Ku u diskutuan konceptet bazë të barazisë gjinore dhe rëndësia e integrimit të këtyre parimeve në proceset e vendimmarrjes dhe planifikimit.
  2. Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) – Një qasje që ndihmon në identifikimin dhe adresimin e diferencave gjinore në ndarjen e burimeve financiare, duke siguruar që buxhetet e institucioneve të reflektojnë dhe adresojnë nevojat e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.
  3. Korniza Ligjore – Përfshirja e kërkesave dhe udhëzimeve të Ministrisë së Financave për të siguruar përputhshmërinë me ligjet dhe politikat kombëtare në lidhje me barazinë gjinore dhe buxhetimin.
  4. Cikli i Buxhetit në Niveli Lokal – Procesi dhe praktikat e planifikimit dhe menaxhimit të buxhetit në nivel lokal, duke theksuar mënyrat se si të integrohen perspektivat gjinore në këtë cikël.

Punëtoria ofron një mundësi të shkëlqyer për përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqërisë civile të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike në hartimin dhe implementimin e buxheteve që kontribuojnë në avancimin e barazisë gjinore. Ky trajnim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të politikave dhe praktikave buxhetore që mundësojnë një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.