2ndMay

Debati për Dukuritë Negative te Të Rinjtë në Lipjan

Lipjan, 2 Maj 2023 – Në kuadër të Planit të Veprimit Lokal për Rini 2022/24 të Komunës së Lipjanit, organizata YAHR, në bashkëpunim me Njësitin për Komunitet të Stacionit Policor në Lipjan, organizoi një debat diskutimi me të rinjtë e shkollës së mesme profesionale “Adem Gllavica” mbi “Dukuritë Negative tek të Rinjtë”.

Debatin e udhëhoqi Fatbardha Hajdari, koordinatore e aktiviteteve në YAHR, e cila inkurajoi të rinjtë të ndajnë mendimet e tyre mbi çështjet që i preokupojnë. Diskutimet përfshinë probleme të rëndësishme si:

  • Përdorimi i substancave narkotike,
  • Ngacmimet seksuale,
  • Dhuna dhe përleshjet fizike,
  • Bullizmi, etj.

Të rinjtë patën mundësinë të shpreheshin hapur dhe të reflektonin mbi sfidat me të cilat përballen në shkolla dhe në jetën e përditshme.

YAHR shpreh falënderime për zyrtarët e Stacionit Policor në Lipjan, znj. Xhevahire Salihu dhe z. Zymer Kodra, për kontributin e tyre si panelistë dhe për pjesëmarrjen e tyre në këtë debat. Ky aktivitet nënvizon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për të adresuar problemet që prekin rininë dhe për të ndihmuar në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe mbështetës për të rinjtë.