
THIRRJE PUBLIKE: Programi “Digital Sisters”
📢 THIRRJE PUBLIKE
Programi “Digital Sisters” – Digital Community Center – Tech CAFE
Youth Association for Human Rights (YAHR) – Lipjan
Youth Association for Human Rights (YAHR) në kuadër të projektit “Digital Community Center – Tech CAFE” shpall:
🔹 THIRRJE PËR APLIKIM
Për vajza të reja për programin e mentorimit “Digital Sisters”
🎯 Qëllimi i programit
Programi “Digital Sisters” synon të fuqizojë vajzat e reja si mentore digjitale komunitare, të cilat do të mbështesin gratë, vajzat dhe të rinjtë në rritjen e aftësive digjitale, përdorimin e sigurt të internetit dhe shërbimeve online publike.
👩💻 Kush mund të aplikojë?
- Vajza të moshës 18–30 vjeç
- Banore të Komunës së Lipjanit
- Me njohuri bazike ose të mesme në teknologji/internet
- Me motivim për të kontribuar në komunitet
- Me gatishmëri për angazhim aktiv gjatë periudhës së projektit
📚 Çfarë përfitoni?
- Trajnim i avancuar në aftësi digjitale dhe siguri online
- Certifikatë pjesëmarrjeje
- Përvojë praktike si mentore komunitare
- Mundësi për zhvillim profesional dhe rrjetëzim
🔹 Angazhimi është vullnetar, mirëpo:
✅ Mbulohen shpenzimet e udhëtimit
✅ Sigurohet ushqimi ditor gjatë aktiviteteve
📝 Roli i mentoreve “Digital Sisters”
- Mbështetje praktike për gratë dhe vajzat në përdorimin e pajisjeve digjitale
- Asistencë në përdorimin e platformave online (p.sh. e-Kosova)
- Promovim i sigurisë digjitale dhe mbrojtjes së të dhënave personale
- Angazhim në aktivitete kreative dhe edukative në Tech CAFE
📅 Afati për aplikim:
05.03.2026
📍 Si të aplikoni?
Dërgoni:
- CV-në tuaj
- Një letër të shkurtër motivimi (max. 1 faqe)
Në email: info.yahr@gmail.com ose zejnie.yahr@gmail.com
ose dorëzoni fizikisht në zyrat e YAHR në Lipjan.
Për më shumë informata:
📧 Email:info.yahr@gmail.com ose zejnie.yahr@gmail.com
📞 Tel: +383 44 786 414
🌟 Bëhu pjesë e rrjetit të vajzave që po e ndryshojnë komunitetin përmes teknologjisë!
Youth Association for Human Rights (YAHR)
Lipjan
