2ndApr

THIRRJE PËR PJESËMARRJE Garë Komunale për Ide Kreative Shkollore

Apr 2, 12 AM

Ftohen shkollat fillore dhe të mesme të ulëta të bëhen pjesë e aktivitetit “Garë Komunale për Ide Kreative Shkollore”, një aktivitet tre-ditor që synon të nxisë kreativitetin, inovacionin dhe angazhimin aktiv të nxënësve në adresimin e nevojave të komunitetit lokal.

Ky aktivitet organizohet nga YAHR në mbështetje të Komunës së Lipjanit, në kuadër të Strategjisë për Zhvillim dhe Fuqizim të Rinisë në Komunën e Lipjanit 2025–2030 dhe “Planit të Veprimit Rinor Lokal 2025–2027”.

Rreth aktivitetit
Gara do të përfshijë 40 nxënës, të organizuar në 8 grupe pune, të cilët do të zhvillojnë ide kreative dhe zgjidhje konkrete për komunitetin. Gjatë aktivitetit, nxënësit do të punojnë në grupe, do të marrin pjesë në diskutime tematike dhe do të mbështeten nga facilitatorë dhe staf profesional për zhvillimin e ideve të tyre.

Fushat e aplikimit
Idetë duhet të fokusohen në njërën nga këto fusha:

  • Zhvillimi profesional dhe përgatitja për tregun e punës
  • Pjesëmarrja në vendimmarrje dhe jetën publike
  • Shëndeti dhe mirëqenia e të rinjve
  • Vullnetarizmi dhe angazhimi në komunitet
  • Sporti, arti, kultura dhe trashëgimia
  • Mjedisi dhe ekonomia e gjelbër
  • Barazia dhe përfshirja sociale

Përzgjedhja dhe përfitimet
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha shkollat, ndërsa përmes një procesi përzgjedhës do të përzgjidhen 8 shkolla për të marrë pjesë në garë. Nga këto, 4 shkolla/grupe fituese do të përfitojnë grante për zbatimin e ideve të tyre.

Përzgjedhja do të bazohet në:
✔️ Kreativitetin
✔️ Ndikimin në komunitet
✔️ Realizueshmërinë
✔️ Qëndrueshmërinë e idesë

Pse të merrni pjesë?

  • Zhvilloni aftësitë kreative dhe të punës në ekip
  • Kontribuoni në përmirësimin e komunitetit tuaj
  • Shndërroni idetë në projekte konkrete

Afati i aplikimit: 20 prill 2026
Aplikimi: https://forms.gle/X4pEFQ3cWsik6PCX8
Kontakti: 044 786 414

Ideja juaj mund të bëjë ndryshimin – aplikoni tani!