Ky aktivitet u realizua nga vullnetarët e YAHR për nevojat e brendshme të Stacionit Rajonal të Policisë në Prishtinë, konkretisht për Komunën e Lipjanit.
Qytetarët u ftuan të japin kontributin e tyre përmes plotësimit të pyetësorit online, me qëllim të mbledhjes së mendimeve dhe rekomandimeve lidhur me shërbimet policore në komunitet.
Kontributi i qytetarëve ishte i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e besimit ndërmjet qytetarëve dhe Policisë.

