23rdApr

YAHR ka filluar realizimin e anketimit me qytetarët për të matur nivelin e besueshmërisë dhe kënaqshmërisë ndaj “Policisë së lagjes”.

Ky aktivitet u realizua nga vullnetarët e YAHR për nevojat e brendshme të Stacionit Rajonal të Policisë në Prishtinë, konkretisht për Komunën e Lipjanit.

Qytetarët u ftuan të japin kontributin e tyre përmes plotësimit të pyetësorit online, me qëllim të mbledhjes së mendimeve dhe rekomandimeve lidhur me shërbimet policore në komunitet.

Kontributi i qytetarëve ishte i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e besimit ndërmjet qytetarëve dhe Policisë.