Më 28 prill 2026, u zhvillua një takim frymëzues me të rinjtë e shkollave të mesme të larta, ku u diskutua mbi rëndësinë e orientimit në karrierë dhe rolin që ka planifikimi i hershëm në ndërtimin e së ardhmes së tyre profesionale.
Gjatë bashkëbisedimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë ide, përvoja dhe të marrin këshilla praktike që i ndihmojnë në identifikimin e potencialit të tyre dhe në marrjen e vendimeve të informuara për rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.
Një falënderim i veçantë shkon për përfaqësuesit e Kolegji AAB, të cilët ishin pjesë e këtij takimi dhe kontribuan me përvojën dhe perspektivën e tyre, duke ofruar informacione të vlefshme për të rinjtë.
Të rinjtë janë forca e ndryshimit dhe investimi në zhvillimin e tyre mbetet investim në një shoqëri më të mirë dhe më të qëndrueshme.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të Strategjisë për Rini 2025–2032 dhe Planit të Veprimit Rinor 2025–2027 të Komuna e Lipjanit, të cilin po e implementon organizata YAHR.

