
THIRRJE E HAPUR PËR PUNË PRAKTIKE
Praktikant/e në Programin për Rini
Youth Association for Human Rights (YAHR) fton të rinjtë e interesuar të aplikojnë për angazhim në pozitën Praktikant/e në Programin për Rini, me qëllim të përfshirjes aktive në iniciativat rinore, zhvillimin e aftësive profesionale dhe fitimin e përvojës praktike në sektorin e shoqërisë civile.
Në kuadër të misionit të saj për fuqizimin e të rinjve, promovimin e pjesëmarrjes aktive qytetare dhe zhvillimin e komuniteteve lokale, YAHR ofron një mundësi të shkëlqyer për të rinjtë që dëshirojnë të kontribuojnë në zbatimin e programeve dhe projekteve rinore, duke punuar në një mjedis dinamik, profesional dhe bashkëpunues.
Praktikanti/ja do të ketë mundësinë të përfshihet drejtpërdrejt në planifikimin, organizimin dhe zbatimin e aktiviteteve rinore, duke fituar njohuri praktike mbi menaxhimin e projekteve, organizimin e ngjarjeve, komunikimin publik dhe punën me komunitetin.
Informata të Përgjithshme
Pozita: Praktikant/e në Programin për Rini
Numri i pozitave: 2-5
Kohëzgjatja e praktikës: 5 muaj
Periudha e angazhimit: Korrik – Nëntor 2026
Lokacioni i angazhimit: Zyra e YAHR-së dhe aktivitetet në terren
Kompensimi mujor: 147 Euro bruto
Qëllimi i Pozitës
Praktikanti/ja do të mbështesë ekipin e YAHR-së në zbatimin e aktiviteteve të Programit për Rini, duke kontribuar në organizimin e trajnimeve, punëtorive, fushatave vetëdijesuese, aktiviteteve edukative dhe iniciativave komunitare që synojnë fuqizimin e të rinjve.
Kjo praktikë synon të krijojë mundësi për zhvillim profesional dhe personal, duke i pajisur të rinjtë me njohuri dhe aftësi praktike të nevojshme për tregun e punës dhe angazhimin qytetar.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Praktikanti/ja do të angazhohet në:
- Mbështetjen e stafit të organizatës në planifikimin dhe koordinimin e aktiviteteve rinore;
- Asistimin në organizimin e trajnimeve, seminareve, punëtorive dhe ngjarjeve publike;
- Komunikimin me pjesëmarrësit, të rinjtë, shkollat, institucionet dhe partnerët e projektit;
- Përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve informuese dhe promovuese;
- Mbështetjen në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe publikimin e përmbajtjeve informative;
- Dokumentimin e aktiviteteve përmes fotografive, listave të pjesëmarrësve dhe raporteve narrative;
- Mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave të nevojshme për monitorimin e aktiviteteve;
- Mbështetjen në përgatitjen e raporteve të aktiviteteve dhe dokumentacionit administrativ;
- Pjesëmarrjen në takime koordinuese dhe aktivitete të tjera të organizatës;
- Kryerjen e detyrave të tjera që lidhen me Programin për Rini dhe misionin e organizatës.
Kriteret e Pranueshmërisë
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të jenë të moshës 18–29 vjeç;
- Të kenë përfunduar shkollën e mesme ose të jenë studentë/ të diplomuar në universitete;
- Të kenë interes për çështjet rinore, edukimin joformal dhe zhvillimin e komunitetit;
- Të posedojnë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Të jenë të motivuar për të mësuar dhe për t’u angazhuar në aktivitete praktike;
- Të kenë njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit dhe programeve të zyrës;
- Të jenë të gatshëm për pjesëmarrje në aktivitete në terren.
Përparësi do të kenë kandidatët që:
- Kanë përvojë vullnetare ose angazhim në organizata rinore;
- Kanë marrë pjesë në trajnime, projekte apo iniciativa komunitare;
- Kanë aftësi në përdorimin e rrjeteve sociale dhe krijimin e përmbajtjeve digjitale;
- Tregojnë interes për menaxhimin e projekteve dhe punën në sektorin joqeveritar.
Çfarë Ofron YAHR?
Përmes kësaj praktike, kandidati/ja i/e përzgjedhur do të përfitojë:
- Përvojë praktike në një organizatë aktive rinore;
- Mentorim dhe mbështetje nga stafi profesional i organizatës;
- Njohuri mbi menaxhimin dhe zbatimin e projekteve rinore;
- Mundësi për zhvillimin e aftësive profesionale, organizative dhe komunikuese;
- Përfshirje në aktivitete lokale, rajonale dhe kombëtare;
- Certifikatë të përfundimit të praktikës;
- Referencë profesionale pas përfundimit me sukses të angazhimit;
- Kompensim mujor prej 147 Euro bruto.
Dokumentet e Nevojshme për Aplikim
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
- Curriculum Vitae (CV);
- Letër motivimi (maksimum një faqe), ku përshkruhet interesi për këtë praktikë dhe pritjet nga angazhimi.
Procedura e Përzgjedhjes
Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në dy faza:
Faza I: Shqyrtimi i aplikacioneve dhe përzgjedhja e kandidatëve në listën e ngushtë.
Faza II: Intervistimi i kandidatëve të përzgjedhur.
Vetëm kandidatët që kalojnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Mënyra e Aplikimit
Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen në adresën elektronike:
me subjekt:
“Aplikim për Praktikant/e – Programi për Rini 2026”
Afati i Fundit për Aplikim
📅 15 Qershor 2026, ora 23:59
Aplikimet e pranuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
Mundësi e Barabartë
YAHR është e përkushtuar ndaj parimeve të mosdiskriminimit dhe mundësive të barabarta. Inkurajojmë aplikimin e të rinjve nga të gjitha komunitetet, pa dallim gjinie, etnie, religjioni, orientimi social apo statusi ekonomik.
Bëhu pjesë e YAHR dhe kontribuo në fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e komunitetit!
