6thMay

Trajnimet me nxënësit e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan

Më 6 maj 2026, u realizua me sukses një sesion trajnimi me nxënësit e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, në kuadër të projektit Digital Inclusion Initiative – DII.

Gjatë trajnimit, të rinjtë përfituan njohuri praktike mbi sigurinë digjitale dhe përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë.

Atmosfera ishte interaktive dhe plot angazhim, duke reflektuar interesimin e madh të nxënësve për këto tema.
Ky projekt realizohet me përkrahjen e Kosova Education Center (KEC) dhe financohet nga fondet e Bashkimit Evropian (BE).