26thOct

Përurohet laura në SHFMU “Ismail Luma”, iniciativë e grupit “Yjet e Miqësisë”

Në SHFMU “Ismail Luma” në Lipjan është përuruar barriera e parkingut në oborrin e shkollës, një projekt i realizuar nga grupi joformal i nxënësve “Yjet e Miqësisë”, fitues i grantit në kuadër të garës shkollore “Gara Shkollore për Ide Kreative”, të organizuar nga YAHR. Projekti ka ardhur si rezultat i idesë dhe angazhimit të nxënësve,

23rdOct

YAHR organizon punëtori kundër bullizmit me të rinjtë e Komunës së Lipjanit

Organizata YAHR ka organizuar në Durrës punëtorinë treditore “Rinia Gjithëpërfshirëse dhe e Sigurt”, me pjesëmarrjen e të rinjve nga Komuna e Lipjanit, me fokus në parandalimin dhe luftimin e bullizmit, fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e një mjedisi të sigurt e gjithëpërfshirës. Punëtoria ka nisur me përcaktimin e rregullave të përbashkëta të komunikimit dhe

22ndOct

Prezantohet ecuria e projektit të grupit fitues “Feniksi”

Në SHFMU “Emin Duraku” në Banullë u prezantua ecuria e projektit të grupit fitues “Feniksi”, në kuadër të Garës Shkollore për Ide Kreative, ku u diskutua për procesin e realizimit të projektit, aktivitetet e zhvilluara dhe rezultatet e arritura deri më tani. Gjatë takimit, drejtori i organizatës, Bekim Krasniqi, përgëzoi nxënëset dhe mentorin e tyre

20thOct

Nxënësit e SHFMU “Ismail Luma” zhvillojnë aktivitet për rëndësinë e ndihmës së parë

Nxënësit e SHFMU “Ismail Luma” kanë marrë pjesë në një aktivitet edukativ kushtuar rëndësisë së ndihmës së parë, i organizuar nga grupi “Gjeodetektivet”, nën mentorimin e mësimdhënëses Luljeta Zaskoku. Aktiviteti u zhvillua në formën e një gare mes dy grupeve të nxënësve, të cilët përmes një kuizi testuan njohuritë e tyre mbi ndihmën e parë

2ndOct

Gratë drejt pavarësisë digjitale

Në SHFMU “Kadri Beba” në Ribar të Madh, YAHR zhvilloi një trajnim me gratë e komunitetit, me fokus në përdorimin e shërbimeve digjitale dhe në veçanti të platformës eKosova. Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset u njohën me mundësitë që ofron platforma eKosova dhe mësuan se si të përdorin shërbimet publike online në mënyrë më të lehtë, të

1stOct

Formohet Kryesia e re e Këshillit të Nxënësve në Gjimnazin “Ulpiana”, Lipjan

Në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan, stafi YAHR ishte e pranishme për të ndjekur nga afër dhe monitoruar procesin e formimit të Këshillit të Nxënësve dhe zgjedhjen e Kryesisë së re. Gjatë procesit, nxënësit patën mundësinë të paraqesin kandidaturat e tyre, ndërsa zgjedhja e kryesisë u zhvillua në mënyrë transparente, demokratike dhe të rregullt. Pas përfundimit

21stSep

Gratë dhe nënat fuqizohen me aftësi digjitale për përdorimin e platformës e-Kosova

Në Banullë, YAHR organizoi një trajnim për gratë dhe nënat, me fokus në zhvillimin e aftësive digjitale dhe përdorimin e platformës e-Kosova për qasje në shërbimet publike online. Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset mësuan si të krijojnë dhe përdorin llogarinë në e-Kosova, si dhe u njohën me disa nga shërbimet që mund të kryhen online. Një fokus

18thSep

Digital Sisters fuqizojnë aftësitë digjitale përmes trajnimit në Canva

YAHR organizoi një trajnim për grupin Digital Sisters, me fokus në zhvillimin e aftësive digjitale dhe përdorimin kreativ të platformës Canva. Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset u njohën me funksionet kryesore të Canva-s dhe punuan praktikisht në krijimin e materialeve të ndryshme vizuale, përfshirë postime për rrjete sociale, posterë, prezantime dhe materiale promovuese. Aktiviteti u zhvillua përmes

17thSep

Njohuritë për ndihmën e parë, një hap drejt reagimit të sigurt në situata emergjente

Një reagim i shpejtë dhe i duhur në një situatë emergjente mund të bëjë ndryshimin. Pikërisht këtë mesazh po e përcjellin “Ambasadorët e Shëndetit” nga SHFMU “Kadri Beba” në Ribar të Madh, përmes aktiviteteve të tyre në kuadër të Garës Shkollore “Ide Kreative”. Në kuadër të projektit të tyre, nxënësit e grupit “Ambasadorët e Shëndetit”,

9thSep

Bizneset lokale bashkohen për një komunitet më gjithëpërfshirës digjital

YAHR organizoi një tryezë të rrumbullakët me biznese lokale, me qëllim të diskutimit mbi rëndësinë e gjithëpërfshirjes digjitale dhe rolin që sektori privat mund të luajë në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë. Gjatë takimit u diskutua për sfidat e komunitetit në qasjen dhe përdorimin e teknologjisë, si dhe për mundësitë konkrete që