12thMay

Takim pune në kuadër të projektit “Tech cafe”

Më 12 maj,  grupi i mentorave zhvilloi një takim pune në kuadër të projektit “Tech cafe”, ku u diskutua dhe u planifikua realizimi i produktit të parë digjital – një video reportazh për aktivitetin që do të mbahet më 14, 15 dhe 16 maj 2026 në Rugovë.

Gjatë takimit u hartua skenari i video reportazhit, u diskutuan idetë kreative dhe u ndanë përgjegjësitë dhe obligimet për secilën anëtare të grupit, me qëllim që realizimi i aktivitetit dhe dokumentimi i tij të jenë sa më profesional dhe me ndikim.

Jemi të lumtur që po shohim angazhim, bashkëpunim dhe kreativitet nga mentorët tanë, të cilët po kontribuojnë aktivisht në promovimin e përfshirjes digjitale dhe fuqizimin e të rinjve përmes teknologjisë dhe medias digjitale.
“Digital Inclusion Initiative për gjithëpërfshirje digjitale – DII” financohet nga Bashkimi Evropian dhe synon të fuqizojë rolin e OJQ-ve në Ballkanin Perëndimor në promovimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe përfshirjes digjitale.