Më, 14, 15 dhe 16 maj, në Shtupeq të Madh (Rugovë) u realizua punëtoria Gara Shkollore për ”Ide Kreative”, me 6 grupe nga 5 shkolla të Komunes së Lipjanit.
Nga këto ditë pune nga punëtoria e mbajtur, nxënësit patën mundësi ti zhvillojnë idetë e tyre nën udhëheqjen e arsimtarëve dhe mentorëve të organizatës tonë.
Ishte kënaqësi të shihnim entuziazmin, bashkëpunimin dhe përgatitjen që secili grup solli. Prezantimet e tyre ishin vërtet mbresëlënëse dhe treguan potencialin e madh që kanë të rinjtë tanë kur u jepet hapësirë për të krijuar dhe për t’u shprehur.
Pas përfundimit të punëtorisë. komisioni vlerësues përzgjedhi 4 grupe fituese, të cilat u mbështetën me grante për realizimin e projekteve të tyre.
YAHR, në mbështetje të Komunës së Lipjanit, në kuadër të Strategjisë për Zhvillim dhe Fuqizim të Rinisë në Komunën e Lipjanit 2025–2030 dhe “Planit të Veprimit Rinor Lokal 2025–2027”, organizon këtë punëtori me qëllim të fuqizimit të të rinjve.



