22ndMay

Vazhdon fuqizimi i të rinjve për tregun e punës

Më 22 Maj, në kuadër të aktiviteteve trajnuese për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve, kësaj radhe realizuam trajnimin për shkrimin e një CV-je profesionale dhe paraqitjen në intervistë pune.

Gjatë trajnimit, të rinjtë patën mundësinë të mësojnë mënyrat më efektive për të prezantuar aftësitë dhe përvojat e tyre, si dhe të fitojnë vetëbesim për paraqitje sa më të suksesshme në proceset e punësimit.

Së bashku po krijojmë më shumë mundësi dhe përgatitje për të rinjtë drejt zhvillimit profesional dhe punësimit.

Youth Association for Human Rights (YAHR) këto aktivitete po i realizon me mbështetjen e Komuna e Lipjanit, në kuadër të Strategjisë për Zhvillim dhe Fuqizim të Rinisë në Komunën e Lipjanit 2025–2032 dhe Planit të Veprimit Rinor Lokal 2025–2027.