Në shënim të Ditës Botërore të Mjedisit, 5 Qershor, së bashku me të rinjtë dhe nxënësit e SHFMU”Emin Duraku”,Banullë, realizuam një aktivitet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit shkollor.
Gjatë aktivitetit u pastruan hapësirat e shkollës, u larguan mbeturinat dhe u ujitën lulet, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.
Ky aktivitet dëshmon edhe një herë se kujdesi për mjedisin fillon nga veprimet tona të përditshme dhe se angazhimi i të rinjve luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e komuniteteve më të përgjegjshme dhe më të qëndrueshme.
Të kontribuojmë së bashku për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të gjelbër!
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Strategjisë për Rini 2025–2032 dhe Planit Lokal të Veprimit për Rini 2025–2027 të Komuna e Lipjanit, i implementuar nga YAHR.

