Në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan, stafi YAHR ishte e pranishme për të ndjekur nga afër dhe monitoruar procesin e formimit të Këshillit të Nxënësve dhe zgjedhjen e Kryesisë së re.
Gjatë procesit, nxënësit patën mundësinë të paraqesin kandidaturat e tyre, ndërsa zgjedhja e kryesisë u zhvillua në
mënyrë transparente, demokratike dhe të rregullt. Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, u zgjodh kryesia e re e Këshillit të Nxënësve, e cila do të përfaqësojë zërin dhe interesat e nxënësve në shkollë.
Formimi i Këshillit të Nxënësve përbën një hap të rëndësishëm në nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje, zhvillimin e përgjegjësisë qytetare dhe krijimin e hapësirave që nxënësit të shprehin idetë dhe shqetësimet e tyre.
YAHR uron kryesinë e re për mandatin e saj dhe i dëshiron suksese në angazhimin dhe përfaqësimin e nxënësve.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Strategjisë për Rini 2025–2032 dhe Planit Lokal të Veprimit për Rini 2025–2027 të Komunës së Lipjanit, të implementuar nga YAHR.

