Në SHFMU “Kadri Beba” në Ribar të Madh, YAHR zhvilloi një trajnim me gratë e komunitetit, me fokus në përdorimin e shërbimeve digjitale dhe në veçanti të platformës eKosova.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset u njohën me mundësitë që ofron platforma eKosova dhe mësuan se si të përdorin shërbimet publike online në mënyrë më të lehtë, të shpejtë dhe të pavarur. Përmes punës praktike dhe bashkëbisedimit, ato patën mundësi të ndajnë përvojat e tyre, të adresojnë pyetjet dhe të marrin njohuri të reja.
Aktivitete të tilla synojnë të fuqizojnë gratë përmes rritjes së aftësive digjitale, duke u krijuar më shumë mundësi për qasje të pavarur në shërbimet publike dhe për përdorim më të sigurt të teknologjisë në jetën e përditshme.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të Digital Inclusion Initiative (DII), e financuar nga Bashkimi Evropian, e cila synon të forcojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor për promovimin e përfshirjes digjitale, demokracive pjesëmarrëse dhe procesit të përafrimit me BE-në.
Projekti realizohet me përkrahjen e Kosova Education Center (KEC).

