YAHR organizoi një tryezë të rrumbullakët me biznese lokale, me qëllim të diskutimit mbi rëndësinë e gjithëpërfshirjes digjitale dhe rolin që sektori privat mund të luajë në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat e komunitetit në qasjen dhe përdorimin e teknologjisë, si dhe për mundësitë konkrete që bizneset mund të ofrojnë për të mbështetur zhvillimin e aftësive digjitale dhe përfshirjen e grupeve të ndryshme në komunitet.
Takimi shërbeu gjithashtu si hapësirë për shkëmbim të ideve dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet sektorit privat, organizatave dhe komunitetit. Përmes bashkëpunimit të përbashkët, synohet krijimi i një mjedisi ku teknologjia të jetë më e qasshme, më e sigurt dhe më e dobishme për të gjithë.
Aktiviteti u organizua nga YAHR në kuadër të projektit “Qendra e Komunitetit Dixhital – Tech CAFE”, pjesë e Digital Inclusion Initiative (DII).

