Në SHFMU “Emin Duraku” në Banullë u prezantua ecuria e projektit të grupit fitues “Feniksi”, në kuadër të Garës Shkollore për Ide Kreative, ku u diskutua për procesin e realizimit të projektit, aktivitetet e zhvilluara dhe rezultatet e arritura deri më tani.
Gjatë takimit, drejtori i organizatës, Bekim Krasniqi, përgëzoi nxënëset dhe mentorin e tyre për punën e realizuar dhe rezultatet e arritura deri në këtë fazë, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Ndërkaq, koordinatorja e projekteve, Zoja Osmani, prezantoi procesin e punës dhe ecurinë e projektit, duke u ndalur te aktivitetet e realizuara, rezultatet e deritanishme dhe rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm për përmbushjen e objektivave të tij.
Në kuadër të aktivitetit u zhvillua edhe një lojë shahu ndërmjet dy finalistëve të turneut të nisur më herët, ndërsa nxënësit e tjerë patën mundësinë të prezantonin rezultatet dhe punën e tyre gjatë realizimit të aktiviteteve.
Grupi “Feniksi”, së bashku me mentorin Shaip Salihu, po vazhdon punën në realizimin e projektit të tyre, si pjesë e nismave që synojnë nxitjen e kreativitetit, bashkëpunimit dhe përfshirjes aktive të të rinjve në jetën shkollore dhe komunitare.
Aktiviteti realizohet në kuadër të Strategjisë për Rini 2025–2032 dhe Planit Lokal të Veprimit për Rini 2025–2027 të Komunës së Lipjanit, të implementuar nga YAHR.

