17thMar

Punëtori për Promovimin e Punës Vullnetare për Të Rinj në Durrës

Durrës, 17 Mars 2023 – Organizata YAHR ka nisur sot një punëtori tre ditore për vullnetarët e grupeve joformale dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, me temën “Promovimi i Punës Vullnetare tek Të Rinjtë Lipjanas”.

Gjatë këtyre tre ditëve, të rinjtë do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri të vlefshme mbi vullnetarizmin dhe aktivizmin shoqëror. Trajnimi do të përqendrohet në përfitimet e punës vullnetare, duke theksuar ndikimin e saj pozitiv në zhvillimin e karrierës dhe mirëqenien mentale dhe fizike.

Kjo punëtori realizohet në kuadër të aktiviteteve të Planit të Veprimit Rinor Lokal 2022/24, duke synuar të inkurajojë angazhimin e të rinjve në aktivitete vullnetarizmi dhe të forcojë bashkëpunimin midis organizatave të shoqërisë civile dhe rinisë. Iniciativa ka për qëllim të rrisë vetëdijen për rëndësinë e vullnetarizmit dhe të krijojë mundësi për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve në Durrës.