28thApr

YAHR Merr Pjesë në Webinarin Rajonal “Digital Inclusion Initiative (DII)”

Youth Association for Human Rights (YAHR) po merr pjesë në webinarin rajonal “Digital Inclusion Initiative (DII)”, i cili është fokusuar në tema të rëndësishme që lidhen me zhvillimin dhe sigurinë në hapësirën digjitale.

Gjatë këtij aktiviteti po diskutohen çështje që kanë të bëjnë me privatësinë e të dhënave, sigurinë kibernetike dhe ndërtimin e besimit në përfshirjen digjitale, tema këto që po marrin rëndësi gjithnjë e më të madhe në shoqërinë moderne.

Webinari ka mbledhur partnerë dhe organizata nga rajoni për të shkëmbyer përvoja, ide dhe praktika të mira lidhur me sfidat dhe mundësitë në epokën digjitale, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt, më të informuar dhe gjithëpërfshirëse.

Përmes pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, YAHR vazhdon angazhimin e saj në fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e të drejtave të tyre edhe në hapësirën digjitale.