YAHR organizoi një trajnim për grupin Digital Sisters, me fokus në zhvillimin e aftësive digjitale dhe përdorimin kreativ të platformës Canva.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset u njohën me funksionet kryesore të Canva-s dhe punuan praktikisht në krijimin e materialeve të ndryshme vizuale, përfshirë postime për rrjete sociale, posterë, prezantime dhe materiale promovuese. Aktiviteti u zhvillua përmes punës praktike dhe bashkëpunimit, duke u mundësuar pjesëmarrëseve të shndërrojnë idetë e tyre në dizajne konkrete.
Aktiviteti është pjesë e përpjekjeve të YAHR për të promovuar zhvillimin e aftësive digjitale dhe fuqizimin e pjesëmarrësve përmes mundësive praktike të të mësuarit. Trajnime të tilla kontribuojnë në rritjen e kreativitetit, vetëbesimit dhe përdorimit më efektiv të teknologjisë në përditshmëri dhe në punë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të Garës Shkollore “Ide Kreative”, të financuar nga Youth Association for Human Rights (YAHR), në kuadër të Strategjisë për Rini 2025–2032 dhe Planit Lokal të Veprimit për Rini 2025–2027 të Komunës së Lipjanit.

