
FTESË PËR PJESËMARRJE NË PUNËTORI
THIRRJE PËR APLIKIM NË PUNËTORI
Zhvillimi Socio-Ekonomik Rajonal dhe Roli i të Rinjve
Youth Association for Human Rights (YAHR), në kuadër të projektit “Promovimi dhe Zgjerimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal në Komunat e Lipjanit, Suharekës dhe Shtimes”, i cili realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), hap thirrjen për aplikim për pjesëmarrje në një punëtori tre-ditore që do të organizohet gjatë muajve në vijim në secilën nga komunat përfituese.
Kjo punëtori ka për qëllim të fuqizojë të rinjtë si aktorë kyç në proceset e zhvillimit socio-ekonomik lokal, përmes trajnimeve interaktive, edukimit joformal, diskutimeve me vendimmarrës lokalë dhe krijimit të rrjeteve bashkëpunuese ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile.
Çfarë do të përfitoni si pjesëmarrës?
-
Trajnime mbi sipërmarrjen sociale, zhvillimin ekonomik dhe angazhimin qytetar
-
Njohuri praktike për pjesëmarrje në politika publike dhe vendimmarrje lokale
-
Takime dhe rrjetëzim me përfaqësues të komunave, bizneseve dhe organizatave joqeveritare
-
Mundësi për të ndarë idetë tuaja dhe për të kontribuar në hartimin e rekomandimeve për zhvillimin rajonal
-
Certifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit të punëtorisë
Kush mund të aplikojë?
-
Të rinj/e të moshës 18 – 35 vjeç nga komunat Lipjan, Suharekë dhe Shtime
-
Persona të motivuar që kanë interes në zhvillimin ekonomik, sipërmarrje, aktivizëm qytetar apo përfshirje në vendimmarrje
-
Nuk kërkohet përvojë e mëparshme – vetëm vullnet dhe gatishmëri për të mësuar dhe kontribuar
Detajet e rëndësishme
Kohëzgjatja: 2 ditë për secilën punëtori
Afati i fundit për aplikim: 25 qershor 2025
Forma e aplikimit: Plotësoni formularin online
Kontakt:
info.yahr@gmail.com
044 786 414
www.yahr-ks.org
Vendet janë të kufizuara!
Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet mbi bazën e motivimit dhe përfaqësimit të barabartë gjinor dhe gjeografik. Prioritet do t’u jepet aplikantëve që shfaqin përkushtim ndaj ndryshimit pozitiv në komunitetin e tyre.
Këtu apliko?
0
days
0
hours
0
min.
0
sec.